Skip to content
Kronikë

Humb jetën në plazhin e Shëngjinit një pushues, ja çfarë thotë policia

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit, ku nje 68-vjeçar nga Kosova është dërguar në spital në gjendje të rëndë ku dhe më pas ka ndërruar jetë. “Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shengjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Pushuesit në plazhin e Shëngjinit janë tronditur së tepërmi nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur rreth orës 13:00 të mesditës së sotme, n137 zonën e plazhit.

Mësohet se kosovari 68-vjeçar, me inicialet  I. Th., është dërguar në gjendje të rënduar në spitalin e Lezhës. Dyshohet paraprakisht se ai ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.Gjithashtu në vendin e ngjarjes është edhe grupi hetimor i cili  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policies së Lezhës:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shengjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.