Skip to content
Kronikë

Humb jetën laborantja 34-vjeçare nga Lezha, ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë (Emri)

· 2 min lexim

Një laborante 34-vjeçare nga Lezha  ka humbur jetën si pasoj e një ataku kardiak. Lajmin për ndarjen nga jeta të Aida Përdodas e ka bërë të ditur Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve.”Në emër të Urdhrit të  Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”.

34-vjeçarja mësohet se ishte 7 muajshe shtatzënë, por pavarsishtë kësaj ajo vazhdonte të punonte pranë spitalit të Laçit.

 “Të nderuar kolegë, me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta  të laborantes nga Lezha  Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse  ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte  me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit. Në emër të Urdhrit të  Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve” – ka shkruar Urdhri i Infermierëve në Shqipëri.

Ndërkohë miq dhe të afërm kanë shprehur ngushëllime familjes së 34-vjeçares. Me anë të postimeve të shumta në rrjetet sociale, ata kanë zbuluar se dhe fëmija që Aida Përdoda priste fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

“Ca paska qen ky mengjes i tmerrshem e i zi per ne moj Aida jon e dashur na pikellove na kepute zemren te gjitheve sot qofsh mir me zotin vajza e xhaxhit tim motra ime” – shkruan ndër të tjera vajza e xhaxhait.