Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Hovenier për tensionet në veri të Kosovës: Është e vështirë të thuhet nëse jemi afër normalizimit situatës

20:19 11/07/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të martën se nuk mund të thotë nëse situata në veri të Kosovës është afër shtensionimit, ndërsa ritheksoi thirrjet për uljen e tensioneve dhe nevojën e bashkërendimit të qeverisë me aleatët perëndimorë përballë gjendjes në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Të hënën i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha dhe kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi thanë se janë pajtuar për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës, por pa dhënë më shumë hollësi. As të martën palët nuk dhanë ndonjë informacion rreth këtij pajtimi.

Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët, që kërkojnë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për më shumë vetëqeverisje.

Diplomacia perëndimore kërkon uljen e tensioneve përmes pezullimit të operacioneve policore në veri, zhvendosjes së kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.

Gjatë një veprimtarie në qytetin e Pejës, rreth 80 kilometra larg Prishtinës, ambasadori amerikan tha se ulja e tensioneve është çështje emergjente.

“Shtetet e Bashkuara mbesin po aq të përkushtuara sa kanë qenë për ta parë Kosovën që arrin synimet e veta. Ajo që nënkuptoj me këtë është se ne qëndrojmë fuqishëm prapa një Kosove sovrane, të pavarur, demokratike dhe multietnike e cila zë vendin e vet në strukturat euroatlantike. Ne punojmë shumë në arritjen e këtij qëllimi. Kjo padyshim nënkupton edhe që Kosova të shtrojë sovranitetin e vet. Veriu është i ndërlikuar dhe i vështirë kështu që mënyra se si qeveritë në Kosovë e menaxhojnë situatën atje është diçka shumë e brishtë për të cilën ne kërkojmë bashkërendim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar”, tha ambasadori Hoveiner.

Ai theksoi se shtensionimi do të mundësonte që angazhimi të kthehet te zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

“Kjo nënkupton se ne duam t’i shmangim tensionet ose krizat e reja që pengojnë përpjekjet tona për ta parë zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësisë së lartë strategjike në të mirë të qytetarëve të Kosovës si dhe të sigurisë rajonale”, tha ai.

Ndonëse udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë zotuar për shtensionimin e situatës, ende nuk ka ndonjë hap konkret për zbatimin e kërkesave perëndimore.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të martën shprehu edhe një herë shqetësimin e aleancës për situatën e tensionuar në Kosovë. Ai i bëri këto komente në një konferencë me gazetarë pak para nisjes së takimit të lartë të NATO-s në Vilnius, i pyetur nëse është i gatshëm të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Jam në kontakt të rregullt me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe padyshim që jam i gatshëm ta takoj. Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për shtensionim dhe për përmbajtje nga çfarëdo veprimi që mund të rrisë tensionet edhe më shumë në rajon”, tha zoti Stoltenberg.

Javën e kaluar presidenti serb, Vuçiç paralajmëroi se do të kërkonte një takim me sekretarin Stoltenberg, para se të kërkojë një seancë emergjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai akuzoi Kosovën për siç tha “spastrim të heshtur etnik” të serbëve, duke lënë të kuptohet se Serbia mund të ndërmarrë më pas “veprimtari” të papërcaktuara për të ndalur atë që ai e përshkroi një “përndjekje” të serbëve në Kosovë.

Prishtina ndërkaq akuzon Beogradin për frikësim të serbëve të Kosovës dhe nxitje të grupeve kriminale në veri, ndërsa është zotuar të hedh hapa për organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore.

Shtimi i tensioneve ka shtuar edhe shqetësimet për ripërtëritje të konflikteve në rajon, në një periudhë kur kontinenti evropian po përballet me pasojat e agresioit rus në Ukrainë./VOA

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
SHBA e vendosi në listë të zezë pas akuzave të rënda për korrupsion, në Serbi kërkohet shkarkimi i Vulinit

SHBA e vendosi në listë të zezë pas akuzave të rënda për korrupsion, në Serbi kërkohet shkarkimi i Vulinit

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip