Skip to content
Kronikë

Hodhën molotov në drejtim të Kryeministrisë, dalin para gjykatës 4 protestuesit

· 1 min lexim

Kanë dalë para trupës gjykuese 4 protestuesit e arrestuar gjatë protestës së opozitës të zhvilluar përballë kryeministrisë më 20 shkurt.  Katër protestuesit janë Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis. Ndërkohë mësohet se seanca po ndiqet edhe nga deputetët e opozitës, e cila ka dërguar edhe përfaqësues ligjorë. Protestuesit akuzohen se hodhën molotov në drejtim të kryeministrisë.