Skip to content
Politikë

Hidhet shorti për zgjedhjet në PD, ja si do të jetë renditja e kandidatëve

· 2 min lexim

Është hedhur shorti për renditjen e kandidatëve në zgjedhjet që do të mbahen Brenda Partisë Demokratike. Komisoni zgjedhor ka hedhur shortin në praninë e përfaqësuesve të kandidatëve ditën e sotme për rendeitjen në fletën e votimit e cila vijon si më poshtë:

FatbardhKadilli
EdithHarxhi
AgronShehaj
Lulzim Basha

Kët janë të vetmit emra që Kryesia e Partisë Demokratike miratoi në garën për kreun e PD. Kujtojmë që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit pakënaqësia dhe zërat kundër kreut aktual, Lulzim Basha, brenda PD-së janë rritur.

Fillimisht kundër tij doli ish-presidenti Bujar Nishani, Fatbardh Kadilli e figura të tjera të njohura të demokratëve. Po ashtu kundër Bashës doli edhe Edith Harxhi që shpalli kandidaturën e saj më vonë. Ishte thuajse e papritur pjesëmarrja në garë e Agron Shehajt, edhe pse kishte njerëz që e mbështesnin si kandidat për kreun e PD.

Të katërt kandidatët kanë vijuar fushatën e tyre për një muaj dhe do të vazhdojnë deri në 11 qershori. Ndërkohë, dita e zgjedhjeve është vendosur 13 qershori.

Numërimi i fletëve do të kryhet duke nisur nga ora 19:30 deri sa të përfundojë. Deri në datën 14 në orën 08:00 të gjitha materialet do të çohen në komisionin qëndror të partisë dhe do të shpallet kandidati fitues. Ky është kalendari i veprimeve dhe procesit.