Skip to content
Të Gjitha

Hidhen sot në treg dy kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekë (Foto)

· 2 min lexim

Që prej ditës së sotme, në qarkullim do të jenë edhe dy kartëmonedha të reja, përkatësisht  prerjet e radhës së serisë së re të kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, 500 Lekë dhe 2000 Lekë.

Ajo që evidentohet nga fotot e kartëmonedhave të publikuara nga Banka e Shqipërisë është se ruhen motivet me ato paraardhëse por kanë një dizanj të rifreskuar.

Theksojmë se kartëmonedhat e reja përdoren si mjete pagese, së bashku me kartëmonedhat ekzistuese të të gjitha prerjeve.

Njoftimi i Bankës së Shqipërisë:

Ato pasqyrojnë ndryshime të lidhura me konfigurimin në tërësi të elementeve të shtuara dhe të përmirësuara të dizajnit dhe të sigurisë së kartëmonedhave.

Me këto dy kartëmonedha, Banka e Shqipërisë plotëson hedhjen në qarkullim të serisë së re të kartëmonedhave, e cila përbëhet nga 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe 10000 Lekë. Kartëmonedhat e reja përdoren si mjete pagese, së bashku me kartëmonedhat ekzistuese të të gjitha prerjeve.

Banka e Shqipërisë i inkurajon përdoruesit të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në trajtimin e çdo kartëmonedhe që mbajnë në dorë, për të ruajtur jetëgjatësinë, cilësinë dhe integritetin e tyre.

Njëkohësisht, Banka e Shqipërisë iu kujton se monedha jonë nuk është as e vjetër e as e re, por është thjesht Lek! Vlera e lekut duhet lexuar siç shkruhet në kartëmonedhë.