Skip to content
Të Gjitha

“Hë mo ç’do themi”, zbardhet përgjimi mes dy abuzuesve të 17-vjeçares nga Saranda

· 2 min lexim

Prej ditësh historia e një 17-vjeçare nga Saranda ka tronditur shoqërinë sepse akuzon 3 persona për abuzime seksuale.

Sipas dosjes së dorëzuar në Prokurori, vajza është abuzuar që në moshën 9-vjeçare nga Bajram Tusha, ndërsa më tej thuhet se me këtë të fundit familja e saj ka pasur edhe një marrëdhënie krushqie.

Vajza ka pohuar se është abuzuar edhe nga dy persona të tjerë, të njohur të familjes së saj, ndërkohë që në dosjen e Prokurorisë thuhet se është kryer edhe një përgjim ambiental, ku janë mbledhur prova që çoi më pas në arrestimin e 72-vjeçarit Bajram Tusha.

Abc News raporton se grupi hetimor ka përgjuar një bisedë të bërë mes 72-vjeçarit Tusha dhe personit tjetër të akuzuar nga 17-vjeçarja.

Në dosje thuhet konkretisht: Lidhur me këtë ngjarje është bërë edhe një përgjim ambiental midis dy të dyshuarve Bajram Tusha, dhe M.P. Përgjimi është kryer në intervalin kohor 16:50 deri në orën 16:55, të datës 21.04.2020.

Në procesverbal fjalët e thëna nga Bajram Tusha janë shënuar me gërmën “B”, ndërsa fjalët e thënë nga i akuzuari tjetër janë me gërmën “M”.

Biseda:

M: Hë mo

B: Ajde pak. Të morën në pyetje?

M: Eee…

B: Ç’do themi?

M: S’di gjë unë se njof fare i thashë mo. Eee, unë se njo fare i thashë.