Skip to content
Kronikë

Hapur pas orës së caktuar/ Gjobë subjektit në Sarandë, pronari kundërshtoi me dhunë policët

· 2 min lexim

Një subjekt që është konstatuar duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të lejuar në Sarandë, është gjobitur. Pronari është proceduar penalisht pasi ka kundërshtuar me dhunë policinë, ndërsa masa administrative që i është vendosur është 1 milion lekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin D. K., 37 vjeç, (pronari i subjetit) për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë plotësimit të aktit normativ, për konstatimin e shkeljes në këtë subjekt, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, për shkak të detyrës, shërbimet e Policisë.

Njoftimi nga Policia

DVP Vlorë

U konstatua duke ushtruar aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohet penalisht dhe ndëshkohet  me masë administrative, pronari i një subjekti.

Në pranga edhe dy shtetas, për vepra te ndryshme penale.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve, rreth orës 00:30, të datës 31.07.2021, kanë konstatuar një subjekt, në rrugën e Butrintit, Sarandë, i cili ushtronte aktivitet, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Ndaj këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.