Skip to content
Politikë

Hapet fushata për lokalet e 14 majit, Berisha: Kandidatët e Ramës, djaj me shumë emra

· 2 min lexim

“Rama e ka vendin në qeli me McGonigal”, kështu është shprehur lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij në “Air Albania” gjatë hapjes së fushatës së koalicionit Bashkë Fitojmë. Sipas Berishës alternativa e opozitës nuk është e njëjtë me atë të pushtetit dhe kryeministrit Rama, pasi këta të fundit janë “djaj me shumë emra” në tentativë për të fshehur krimet e së shkuarës.

“Kishim dhe kemi të metat, dobësitë e gabimet tona, por kurrë nuk krahasohemi me këta.

Ne prisnim presidentin Bush, Rama krenohej me mikun nderuar McGonigal që e pret me padurim në sallën e gjyqit, në të njejtën qeli do përfundojnë.

Kërkuan të nxjerrin Shqipërinë nga Arbitrazhi vetëm se i gjobit për shkeljen që kanë bërë.

Janë të gatshëm të aplikojnë praktikat e izolimit të Hoxhës që ne kurrë s’do i pranojmë.

Ne kishim gabime por ishin në ngritje. “Përpara me Edi Ramën” do të thotë poshtë e më poshtë.

Ne nuk jemi njëlloj.

Djalli ka shumë emra, ashtu janë edhe kandidatët e Ramës me shumë emra sepse nuk munden të nxjerrin krimet që kanë bërë dhe duan të mbulojnë të shkuarën.

Me kurrë mbrapa” Rama mendon se mund të arkivojë të shkuarën e tij. Por nuk kanë ngelur shqiptarët që të përfaqësohen nga vrarës. Ne nuk jemi njësoj dhe dallojmë shumë nga njeri tjetri, për ne familja është e rëndësishme”, tha ai.