Skip to content
Opinion / Analizë

“Hamas është si UÇK”, Ylli Rakipi i kthehet ashpër Olsi Jazexhiut: Je ekstremist!

· 2 min lexim

Lufta Izrael-Palestinë ka ngjallur debate të forta në mbarë botën, për shkak se ky konflikt i armatosur nuk po kursen as civilët, madje ka shumë fëmijë që kanë mbetur të vrarë si pasojë e bombardimeve. Kujtojmë se 2 ditë më parë u sulmua një siptal në Gaza ku u raportua se pati më shumë se 900 viktima, që ishin civilë të pafajshëm. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV teksa po diskutohej për luftën Izrael-Hamas ka patur një debat të ashpër midis moderatorit të emisionit Ylli Rakipi dhe Olsi Jazexhi, pasi ky i fundit deklaroi se Hamas është njëlloj si UÇK Kjo deklaratë e Jazexhiut shkaktoi reagimin e moderatorit.

Debati në studio:

Olsi Jazexhiu: Unë mendoj se Hamasi, si Fatahu në Palestinë, UÇK-ja në Kosovë, janë organizata që luftojnë për çlirimin e vendit

Ylli Rakipi: A më gjen raste kur UÇK-ja ka vrarë fëmijë të panumërt?

Andi Bushati: Ti e ke thirrur atë për ta pyetur apo për të debatuar?

Ylli Rakipi: Për të debatuar, sepse unë e di qëndrimin e tij dhe nuk jam dakord. Ai ka një qëndrim ekstremist.

Andi Bushati: Pse?

Ylli Rakipi: Ja ta them unë.

Andi Bushati: E ke shpallur ti?

Ylli Rakipi: Jo, e kanë shpallur institucionet që janë këtu dhe unë do ta pyes për të gjitha. Më kanë thënë edhe mua që të mos e thërras në emision, por unë do ta thërras. Edhe Bin Ladeni po të jetë gjallë unë e thërras dhe e pyes. Ky mund të jetë superekstremist, por unë e thërras, sepse jam gazetar, është puna ime dhe në këtë plan unë e thërras që të më bindë mua për ato që thotë. Sepse ai thotë UÇK-ja…

Artur Zheji: Veshur me të bardha si përpara një martirizimi duket…

Ylli Rakipi: Si martir, thotë Zheji. Atëherë a mund të më shpjegosh, UÇK-ja ku i ka vrarë fëmijët?

Olsi Jazexhiu: Nuk e di nëse UÇK-ja ka vrarë fëmijë. Di që qeveria amerikane dhe izraelite nga viti 1991 kanë vrarë rreth 4.5 milionë njerëz në botën arabe. Në këto momente qeveria e Izraelit ka vrarë 1000 fëmijë palestinezë. Sipas logjikës tuaj ne duhet ta quajmë Izraelin një shtet terrorist.