Skip to content
Kryesore

Hakerat iranianë “godasin” faqen zyrtare e Institutit Shqiptar të Statistikave

· 1 min lexim

Ditën e sotme është goditur nga hakerat faqja e Institutit Shqiptar të Statistikave, mësohet se sulmi ka ardhur nga grupi i hakerash iranianë, Homeland Justice.

Lajmin e kanë dhënë vetë hakerat përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke njoftuar se kanë mundur që të hakerojnë faqen e ëebit të INSTAT.

Sakaq, aktualisht faqja është e paaksesueshme nga qytetarët në motorët e kërkimit në Google. Po ashtu, edhe zëdhënësi i INSTAT, i  cili ka konfirmuar sulmin.

“Po punojmë për rikuperimin e faqes”, u shpreh ai.