Skip to content
Bota

“Grumbulloni gjërat bazike deri në pranverë”, Kina jep lajmin e papritur

· 2 min lexim

Qeveria kineze deklaroi në mënyrë të  papritur se familjet duhet të grumbullojnë ushqime dhe gjëra të tjera thelbësore të përditshme, pasi moti i keq, mungesa e energjisë dhe kufizimet Covid-19 kërcënojnë të ndërpresin furnizimet.

Ministria e Tregtisë lëshoi të hënën vonë një njoftim që udhëzon qeveritë lokale të inkurajojnë njerëzit “të grumbullojnë gjërat bazike, duke përfshirë perime, vajra dhe shpendë, në mënyrë që “të plotësojnë nevojat e jetës së përditshme dhe urgjencat”.

Agjencia u kërkoi gjithashtu autoriteteve lokale që të sigurohen që njerëzit të kenë një “furnizim adekuat” të gjërave thelbësore këtë dimër deri në pranverën e ardhshme.

Gjithashtu është kërkuar që çmimet të jenë të qendrueshme.

Paralajmërimi i papritur u pasua me reagime tronditëse në mediat sociale kineze të martën, pasi shumë njerëz spekuluan për arsyetimin e ministrisë së tregtisë.

Qeveria “as nuk na tha të rezervonim mallra kur shpërthimi i Covid shpërtheu në fillim të vitit 2020,” shkroi një përdorues i Weibo, duke iu përgjigjur lajmit.

Hu Xijin, redaktori i Global Times, një tabloid shtetëror, hodhi poshtë aludimet se njoftimi mund të lidhej me tensionet në rritje midis Pekinit dhe Taipeit. Kina e konsideron Tajvanin një “pjesë të pandashme” të territorit të saj, edhe pse Partia Komuniste Kineze nuk e ka sunduar kurrë ishullin vetëqeverisës.

Ndërsa, Economic Daily, një media në pronësi të shtetit, u shpreh  të martën se autoritetet po përpiqeshin t’u kujtonin familjeve që të përgatiteshin në rast të bllokimeve të përkohshme të shkaktuara nga Covid-19.

Kina ka mbajtur një politikë të rreptë për zero-Covid, edhe pse vendet në mbarë botën hapen gradualisht dhe mësojnë të bashkëjetojnë me koronavirusin. Ekonomia e dytë më e madhe në botë është e vendosur në çrrënjosjen e plotë të virusit brenda kufijve të saj dhe ka zbatuar kufizime të ashpra për të ndaluar shpërthimet.

Masat e rrepta të Kinës madje u bënë virale gjatë fundjavës, pasi një rast i vetëm i konfirmuar i koronavirusit, e çoi Shanghai Disneyland në një bllokim të menjëhershëm.