Skip to content
Rajoni

Gruevski në Budapest/ Prokuroria: Hetim për burimin financiar të tij

· 1 min lexim

Çështja Gruevski vazhdon ende të jetë temë e nxehtë në Maqedoninë  e Veriut dhe mesa duket nuk është mbyllur akoma.

Ditën e sotme Prokurorisa Speciale ka nisur hetimin e burimit financiar të ish-kryeministrit i cili tashmë ka marrë azil politik në Hungari dhe jeton aty prej disa muajsh.

Ka qenë vet prokurorja Katica Janeca, e cila në një intervistë për gazetën “Nezavisen” ka thënë se më inters për momentin është të merret vesh se kush është duke e financuar Gruevskin për qëndrimin e tij në Budapest, cilat janë të ardhurat dhe kush është furnizuesi.

“Specialja po kryen hetime lidhur pasurinë e tij personale. Sic e dini, ai ka tërhequr nga llogaritë e tij rreth 120 mijë euro.

Ne dijmë se cfarë pronë tjetër disponon.

Tani duam të verifikojmë se me cilat para ai po e financon qëndrimin e tij në Budapest, a bëhet fjalë për para të tij apo për financim nga fonde të  tjera”, theksoi Janeva.

Një pikë tjetër e nxehtë që ka ngjallur jo pak reagime ka qenë edhe një deklaratë e Janevës brenda së njëjtës intervistë, ku thotë se nuk mban asnjë përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit nga vendi.