Skip to content
Kronikë

Groposja e trupit të biznesmenit, bariu: Erë e keqe, korbat vinin rrotull, ja çfarë menduam

· 2 min lexim

Prej dy javësh ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, por biznesmeni i inerteve në Kamëz Ruzhdi Hoxha u gjet i vrarë me armë zjarri në zonën e Qafë Mollës në Dajt.

Një ditë më parë ishte gjetur xhupi i tij me njolla gjaku dhe një shenjë plumbi i hedhur mes shkurreve në Qafë Mollë dhe më pas përmes nuhatjes së qenëve të policisëu gjet edhe trupi i pajetë.

Një bari në zonën e Qafë-Mollës në Dajt ku u gjet i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha ka treguar se prej disa ditësh përreth vendit ku u gjet kufoma kishte nisur të përhapej një aromë e rëndë. Ai shprehet për Tv Klan, se korbat kishin nisur të vinin rrotull.

Nisur nga kjo situatë, ai nuk kishte zbritur poshtë për ta verifikuar, duke menduar se pjesë e greminës prej nga ku përhapej aroma e rëndë, ndodhej një kafshë e ngordhur pa e menduar se mund të ishte një njeri.

“Ka një javë që kam qenë unë. Vinte erë e keqe. Vinin korbat aty dhe lëviznin rreth e rrotull. Thashë  hajd mo ndonjë gjë e ngordhur nuk më shkoi mendja kurrë për njeri”, është shprehur ai.

Trupi i viktimës u gjet pak ditë më parë, i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ka qenë gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij rreth dy javë më parë.