Skip to content
Kryesore

Greqia akuzon Shqipërinë për ‘vjedhjen’ e liqenit, a do të modifikohet harta?

· 1 min lexim

Autoritetet greke kanë akuzuar Shqipërinë për “vjedhjen” e liqenit të Gramozit, një nga liqenet akullnajore më të mëdha në Ballkan, duke pretenduar se ai është pjesë e territorit grek.

Debati ka lindur pas ndryshimeve të kufirit të pasqyruara në Google Maps, ku liqeni figuron tani pjesërisht në Shqipëri.

Grekët pretendojnë se ndryshimi është rezultat i lëvizjes së piramidave kufitare nga pala shqiptare, duke e quajtur këtë një “vjedhje territoriale”.

Liqeni i Gramozit, i njohur edhe si liqeni i Beznjas, ndodhet në Malin e Gramozit, në një lartësi prej 2,350 metrash mbi nivelin e detit, dhe është një destinacion natyror i rëndësishëm për të dyja vendet.

Reagimi grek ka sjellë kërkesa për ndërhyrje nga Google, e cila ka ndryshuar hartën duke ndarë liqenin midis dy shteteve.

Megjithatë, autoritetet greke, përfshirë kryebashkiakun e Nestorios në Kastoria, Christos Gkosliopoulos, vazhdojnë të kundërshtojnë këtë vendim.

Wikipedia ka pasqyruar këtë paqartësi duke krijuar dy versione të ndryshme për liqenin, një që e konsideron si të Greqisë dhe një tjetër që e vendos në zonën e Kolonjës, Shqipëri.