Skip to content
Kronikë

Greqi/ Plagoset rëndë punëtori shqiptar, dërgohet në spital

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas depos së Bashkisë së Korinthisë në Greqi, ku është plagosur rëndë një shqiptar.

Punonjësi e një kontraktori të jashtëm po kryente punimet e montimit të shtyllave, kur një shtyllë u rrëzua mbi 50-vjeçarin shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje për të transportuar shqiptarin në spital.

Ai u diagnostikua me lëndime të rënda dhe një hematomë të madhe në kokë. Shqiptari do të dërgohet në një spital të Athinës.