Skip to content
Bota

Greqi/ Nëna dhunon për vdekje foshnjën 6 muajshe

· 1 min lexim

Mediat greke kanë raportuar sot një lajm të trishtë, bëhet fjalë për dhunimin e një foshnjeje nga nëna e tij. “Protothema.gr” raporton se polica dyshon se një grua ka dhunuar për vdekjen foshnjën 6 muajshe, në Makrochori, Imathia.

 

Burime pranë mediave fqinje bëjnë me dije se gjyshërit e foshnjës janë paraqitur në spital me foshnjën 6-muajshe, pasi e kishin gjetur në shtëpi të dhunuar.

 

Thuhet se nëna e foshnjës kishte probleme të theksuara psikologjike dhe se vuan nga depresioni.

 

Autoritetet greke kanë arrestuar gruan dhe janë duke hetuar më hollësisht detajet për vdekjen e foshnjës.