Skip to content
Rajoni

Greqi/ Kapet kamioni plot me marijuanë, ngarkuar në Shqipëri. Sa ishte sasia dhe kush janë dy të ndaluarit

· 1 min lexim

Për hyrjen e shqiptarëve në tokën greke është shumë e vështirë, por droga nga ana tjetër nuk ndalet, madje vijon të transportohet me kamionë.

Policia greke sekuestroi mëngjesin e sotëm 115 kilogramë marijuanë, në aksin Kakavijë-Janinë, në vendin e quajtur Kranula, ndërsa u arrestuan dy shtetas shqiptarë.

Droga u zbulua pas një kontrolli të befasishëm në një kamion, që ishte ndaluar nga policia. Kjo e fundit ndaloi dy kamionë, por vetëm në njërin prej tyre u gjetën 24 pako me marijuanë dhe në total ishin plot 115 kg.

Ajo ishte e paketuar në pesë çanta, si dhe u sekuestruan edhe 4 telefona celularë dhe 1500 euro.

Hetimi zbuloi se mjeti tjetër kishte detyrë të kontrollonte rrugën.

Nga ana e policisë helene janë vënë në pranga dy drejtuesit e mjeteve. Detajet për këtë operacion ende nuk janë bërë të ditura.

/GazetaReforma.com/