Skip to content
Të Gjitha

Grabiti dhe vrau një grek, arrestohet shqiptari

· 1 min lexim

Ka përfunduar arratia 5-vjeçare e një shqiptari, i cili jetonte në Greqi.

Ai akuzohet për vrasje dhe grabitje me dhunë, ngjarje këto të ndodhura para pesë vitesh në Plagiari.

45-vjeçari kishte shkuar të grabiste shtëpinë e një të moshuari grek.

Mirëpo, ka hasur në vetëmbrojtje e 85-vjeçarit, të cilin e ka dhunuar për vdekje.

Viktima ndodhej në banesë bashkë me motrën e tij të sëmurë, e cila nuk ishte vënë ré nga grabitësit.

Pas ngjarjes policia fqinje gjeti në derën e shtëpisë gjurmë të mjeteve të rënda.

Departamentit i Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut ka lëshuar urdhër-arrestin më 15 gusht të vitit 2015, por vetëm së fundmi është bërë arrestimi i tij.

Deri tani mediat greke kanë bërë me dije vetëm moshën, ndërkohë identiteti i tij nuk dihet ende.