Skip to content
Uncategorized

Goli më i bukur i Euro 2020 është një perlë dhe merita është e Patrik Schick

· 2 min lexim

Në përfundim të Euro 2020, fansat kanë votuar edhe golin më të bukur të turneut, që pa dyshim e ka merituar të jetë në vendin e parë. Goli i Patrik Schick në ndeshjen e Çekisë ndaj Skocisë u votua goli më i bukur, duke lënë pas Paul Pogban.

Pothuajse 800,000 njerëz kanë votuar në faqen e UEFA-s nga lista e kandidatëve për përfundimin më spektakolar të konkursit.

Schick dalloi portierin Skocez jashtë vijës së tij dhe e mundi atë nga mesi i fushës, duke shënuar atë që u bë goli nga distanca më e largët shënuar në ndonjë Europian.

Në dhjetëshen më të mirë u përfshinë edhe Lorenzo Insigne, fitues i turneut me Italinë, Kevin de Bruyne me golin ndaj Danimarkës, Cristiano Ronaldo me golin ndaj Hungarisë.

Listën e mbyll Federico Chiesa në golin e avantazhit të Italisë në ndeshjen ndaj Spanjës në gjysmëfinale.

10 golat më të bukur në Euro 2020:

1 Patrik Schick (Republika Çeke v Skoci)

2 Paul Pogba (Francë kundër Zvicrës)

3 Luka Modric (Kroaci vs Skoci)

4 Lorenzo Insigne (Itali vs Belgjikë)

5 Kevin De Bruyne (Belgjikë vs Danimarkë)

6 Cristiano Ronaldo (Portugal vs Hungari)

7 Alvaro Morata (Spanjë vs Itali)

8 Mikkel Damsgaard (Danimarka kundër Anglisë)

 

9 Andriy Yarmolenko (Ukrainë vs Hollandë)

10 Federico Chiesa (Itali vs Spanjë)