Sot, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim të gjatë me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Në këtë takim, Balla dhe Çela diskutuan për një rritje të bashkëpunimit midis Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë me qëllim intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Balla i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme mbështetjen e tyre në goditjen e grupimeve kriminale të fuqishme dhe rrjetet e shpërndarësve të drogës. Të dyja palët e vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë si një parakusht dhe faktor kyç për të arritur objektivat e përbashkëta.
Në takim, u theksua gjithashtu nevoja për të përmirësuar cilësinë e hetimeve dhe për të pasur një qasje proaktive në monitorimin dhe ndjekjen e “të fortëve” në lagje, sheshe dhe qendra të banuara në të gjithë vendin. Qëllimi i këtij përpjekje është goditja dhe parandalimi i fenomeneve kriminale që prekin qytetarët nga afër.
Në këtë takim, përveç Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrit të Brendshëm, ishin të pranishëm edhe personalitete të tjera të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe drejtësisë, si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu. Ky takim ka treguar përkushtimin e institucioneve të vendit për të përmirësuar sigurinë publike dhe për të luftuar krimin dhe korrupsionin në mënyrë të koordinuar dhe efikase.
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë
Personazhet e showbiz-it shqiptar po e kthejnë në "modë" të shndërrohen gjithnjë e më shumë në ndërtues, investitorë dhe zhvillues...







