Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Sabajet Shuti, 31 vjeç, i njohur si një prej figurave të njohura të grupit kriminal shqiptar “Hellbanianz”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia britanike për vrasjen e 27-vjeçarit Lumturi Zeqja.

Krimi ndodhi mbrëmjen e 16 tetorit 2022 në Leytonstone të Londrës dhe tronditi rëndë komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ngjarja nisi kur Zeqja dhe një mik i tij po qëndronin jashtë një kafeneje në rrugën Church Lane. Dy vëllezërit Shuti, Sabajet dhe Emirlion, mbërritën në zonë me dy makina.

Sipas pamjeve të sigurisë dhe provave të mbledhura nga policia, përplasja nisi me një shkëmbim fjalësh dhe më pas dhunë fizike.

Emirlion Shuti, 30 vjeç, u përfshi i pari në konflikt duke goditur me grusht mikun e Zeqjas, ndërsa Sabajet Shuti nxori një thikë dhe goditi për vdekje Lumturin, duke plagosur edhe mikun e tij. Pas sulmit, të dy vëllezërit u larguan nga vendi i ngjarjes duke e lënë Zeqjan të pajetë në trotuar.

Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por nuk mundën të shpëtonin 27-vjeçarin. Shoku i tij iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe arriti t’i mbijetojë plagëve.

Sabajet Shuti u arratis një ditë pas vrasjes, duke ndryshuar pamjen për të shmangur kapjen. Ai kaloi në Francë përmes Kanalit dhe u fsheh për afro një vit.

Më 3 tetor 2023, u arrestua në Suedi dhe u ekstradua për në Mbretërinë e Bashkuar, ku u vu përballë drejtësisë.

Ndërkohë, Emirlion Shuti u arrestua menjëherë pas krimit dhe u shpall fajtor për rolin ndihmës në konflikt. Ai u dënua me 20 muaj burg për përfshirje në përleshje dhe përshkallëzimin e dhunës që çoi në vrasje.

Hetimet për këtë ngjarje u mbështetën në pamjet e kamerave të sigurisë dhe të dhënat nga telefonat celularë, që ndihmuan në rindërtimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Sabajet Shuti, i njohur me nofkën “Skilla”, u konsiderua përgjegjësi kryesor i vrasjes dhe mori dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.

Etiketa: dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’Goditi me thikë bashkatdhetarin

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.