Skip to content
Aktualitet

Gjykatësja që bënte “namin” në TikTok, ja si reagon ministrja e Drejtësisë Gjonaj

· 2 min lexim

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar lidhur me videot e postuara në “TikTok” nga kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedanit, duke e quajtur një gjë të pakomentueshme.

LEXO EDHE: Bënte video në TikTok, nisin hetimet ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit

Gjonaj sqaron se i ka kërkuar KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Ndërkohë Gjonaj shkruan se uron që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje.

Reagimi i plotë i Gjonajt:

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! Reforma Nuk Do Ndalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!” , shkroi Gjonaj.

Enkeleda Kapedani është personazhi i ditës në të gjitha mediat, për shkak të videove të saj në rrjetin social “TikTok”. Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit u shpreh se nuk është adresa e saj dhe dikush ia ka publikuar ato video.