Skip to content
Aktualitet

Gjykata e Lartë merr vendimin, flet Saimir Tahiri dhe zbulon lëvizjen e radhës

· 3 min lexim

Gjykata e Lartë ka vendosur sot në favor të kërkesës së ish-ministrit Saimir Tahiri, duke e rikthyer çështjen e tij në Apelin e Posaçëm me një trupë të re gjykuese.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të vazhdojë të përballet me drejtësinë në Apelin e GJKKO. Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Ai është shprehur: Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë prapë në Apel.

Po ashtu ka folur edhe avokati i tij Maks Haxhia, i cili ka dhënë edhe një prononcim për mediat. Haxhia ka renditur shkeljet procedurale që ka konstatuar Gjykata e Lartë. Haxhia ka pohuar se çështja do të gjykohet nga një tjetër trupë gjykuese. Po ashtu ai ka thënë se kërkesat e tyre kanë qenë më të gjera se vendimi i Gjykatës.  Po ashtu ai ka theksuar se strategjia e radhës do të jetë që çështja të shkojë në Apel dhe do të insistojmë për pafajësi. “Searchet tona ishin më të gjera se vendimi i Gjykatës. Kolegji i Apelit, ne dhe dy kolegët e tjerë e shtrimë ankimin në kërkim final, për ta zgjidhur në themel. E rrëzoi kërkesën, u përqendrua në shkeljet procedurale.

U shpreh që procesi pa hyrë themelit, që ne ndajmë mendime të ndryshëm, por kur flet Gjykata e Lartë, vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe paraqiti dhe arsyet që ka të bëjë me shkelje të rënda procedurale që cenonin vendimin. E ktheu çështjen në po të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues.

Ne jemi në insistimin tonë, të pandërprerë që kërkojmë pafajësi.

Në tre pika kryesore Gjykata e Lartë ishin shkeljet, në gjykim kanë marrë pjesë gjyqtarë që kanë cënuar paanëshmërinë dhe pozicionin e individit në process penal, kanë dhënë vendim me fakte të lidhura ku nuk u shkëputën dot nga interpretimi i fakteve. Edhe pse këta gjyqtarë kërkuan dorëheqje, por nuk iu miratua. Gjykata ose autoriteti nuk e pranoi.

Albana Boksi dha dorëheqje, drejtuesi i Gjykatës edhe pse e kishte me shkrim nuk e pranoi. E dhamë edhe këtë shkak në Gjykatën e Lartë. Gjykata e pranoi si shkelje.

Çdonjeri që ka problem me drejtësinë do të shkëputet sa më shpejt. Jam apo s’jam i kënaqur e di unë. Unë e shoh më nga brenda drejtësinë.

Strategjia e radhës është që çështja të shkojë në Apel dhe do të insistojmë për pafajësi.”- tha avokati.