Skip to content
Të Gjitha

Gjykata e Elbasanit jep masën “arrest me burg” për babain e të miturës që mori peng dhe dhunoi 18-vjeçarin Luka Haxhiu

· 1 min lexim

Gjykata e Elbasanit ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për Astrit Kushin, babain e 18 vjeçares që shantazhohej nga një bashkëmoshatar i saj për para.

Mësohet se gjykata vendosi masën “Detyrim Paraqitje” për Luka Haxhiun, 18-vjeçarin që akuzohej se shantazhonte një të mitur për t’i marrë para.

Gjykata vendosi masën “Arrest me burg” për Kushin pasi ai akuzohet se mori peng dhe dhunoi 18-vjeçarin Haxhiu pasi mësoi marrëdhënien e tij me të bijën.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dy bashkëpuntorët e babait të miturës, Gentian Shara dhe Oligert Kushi (vëllai i të miturës), që e ndihmuan të rrëmbente të miturin dhe ta dhunonte. Ata e kanë çuar në një ambient larg syrit të kalimtarëve dhe më pas e kanë dhunuar, aq shumë saqë 18-vjeçari ndodhet ende në spital.

Ka qenë vetë 18-vjeçari Haxhiu ai i cili ka treguar për dhunën e ushtruar nga shtetasit e lart përmendur.