Skip to content
Kryesore

GJKKO vendos 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, me 1 vit burg dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Pas daljes nga GJKKO, Memolla deklaroi: “Do të presim zbardhjen e vendimit dhe më pas do të ushtrojmë të drejtën e ankimit.”

Memolla është akuzuar për korrupsion në zgjedhje. Vendimi i GJKKO pasoi kërkesën e SPAK për të njëjtën masë ndëshkimi.

Sipas hetimeve, Memolla, në cilësinë e kandidatit për kryebashkiak gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit 2022, ka kërkuar nga elektriçisti i FSHU-së në Durrës, Ndriçim Tafxhafa, të mos ndërpriste energjinë elektrike të një abonenti debitor në këmbim të votës.

Vendimet për të pandehurit e tjerë:

• Ndriçim Tafxhafa: 1 vit burg.
• Blerim Xhamani: 1 vit burg.
• Isuf Tosku: 8 muaj burg, i pezulluar me shërbim prove.

Të pandehurit janë përfshirë në një regjistrim audio, i cili ngriti dyshime për ndikim të paligjshëm në procesin zgjedhor.