Skip to content
Politikë

GJKKO tërhiqet për të marrë vendimin për kërkesën e Berishës,reagon avokati Gjokutaj

· 1 min lexim

Ka përfunduar sot senaca në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me kërkesën e tij për lejimin e pjesëmarrjes në seancat parlamentare.

Në këtë seancë janë paraqitur dy avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokuaj.

Pas përfundimit të seancës avokati Gjokuaj në një prononcim për mediat u shpreh se SPAK kërkon që lideri i opozitës të trajtohet sipas ligjit të të paraburgosurve.

Sipas ligjit nuk parashikohet që një i paraburgosur të lejohet të shkojë ne vendin e punës.

“Ju e dini që sot gjykimi ishte për kërkesën tonë që Berisha të futej në Kuvendin e Shqipërisë dhe ne paraqitëm pretendimin tonë. Ata nuk pranojnë në mënyrë në absolute.

SPAK koncepton që Berisha të trajtohet nga ligji i të paraburgosurve, si një njeri i thjeshtë. Kjo është strategjia e Edi Ramës dhe atyre që e kanë stisur këtë çështje”, tha ai.

Bëhet me dije se GJKKO është tërhequr për të marrë vendimin, që pritet të jepet rreth orës 15:30.