Skip to content
Politikë

GJKKO shtyn sërish masën për Sali Berishën

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish gjyqin për Sali Berishën, duke vendosur ditën e shtunë si ditën kur ish-kryeministri do të njihet me masën që do i jepet nga GJKKO-ja.

Edhe pse SPAK prej disa ditësh ka kërkuar që Berishës t’i jepet masa “arrest në shtëpi” dhe ndalim komunikimi. Kujtojmë se edhe më parë është shtyrë gjyqi ndaj Berishës, duke e zvarritur këtë ngjarje edhe më shumë.

Nga ana tjetër avokatët kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo ishte në konflikt interesi.

Madje ata pretendojnë se ndaj Berishës po bëhet padrejtësi dhe se vendimet nuk po i merr gjykata, por vijnë direkt nga Edi Rama.

Ish-Kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Nën hetim për këtë dosje është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në masë sigurie arrest shtëpie.