Skip to content
Politikë

GJKKO shpall vendimin për kryebashkiakun e Devollit

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro, dhe katër zyrtarë të tjerë.

Duro, i hetuar nga SPAK për shpërdorim detyre, ishte akuzuar se kishte licencuar një pikë karburanti në Bilisht, e cila ishte ndërtuar pa leje.

Hetimi i SPAK-u u nis pas një kallëzimi të bërë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion nga një subjekt tjetër. Përveç Duros, u hetuan edhe katër punonjës të Bashkisë së Devollit, përfshirë specialistë të taksave dhe sekretarin e përgjithshëm të bashkisë.