Skip to content
Politikë

GJKKO jep vendimin! Nuk i kthen sendet personale Ajola Xoxës

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e sekuestros nga celulari i saj, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të datës 20 dhjetor 2024.

Apeli ka konfirmuar masën e sekuestrimit, që ishte vendosur si pjesë e hetimeve në çështjen “Veliaj”, ku Xoxa është e përfshirë në dyshime për abuzime me fonde publike.

Gjykatësi Engert Pëllumbi shpalli vendimin sot, duke theksuar se kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

Xoxa akuzohet nga SPAK për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë”, “Pastrimi i parave” dhe “Mosdeklarim pasurie”. Në këtë çështje, ajo është lënë në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, pas një periudhe kur ishte nën masën “Arrest në shtëpi”.