Skip to content
Politikë

GJKKO e la në burg, reagon Meta

· 1 min lexim

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për të lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj tij.

Në një postim në Facebook, Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg, e cilësoi këtë vendim si të pritshëm. Ai akuzoi institucionet e drejtësisë se veprojnë nën ndikimin e asaj që ai e quan “narkoshtet.” Sipas tij, drejtësia në Shqipëri është e dirigjuar dhe nuk funksionon në mënyrë të pavarur.

Postimi i plotë i presidentit të Partisë së Lirisë:

Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit.
Afërmendsh u rikonfirmua sërish se gjykatat janë thjesht dhe vetëm vegla qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman.

Desorosifikimi i drejtësisë është emergjencë kombëtare për çlirimin e shtetit dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe barazisë përpara ligjit për çdo qytetar.

Asnjë vendim gjykate dhe asnjë veprim i mjerë i Narkoregjimit nuk e ndal dot betejën e Partisë së Lirisë për çmontimin e Narkoshtetit, rikthimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të demokracisë e pluralizmit dhe vënien sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona për 4 milion shqiptarë plus.