Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish-Kryeprokurori

14:53 22/09/2021
Reading Time: 1 min lexim

Ish prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla dënohet me dy vite burg. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të GJKKO-së.

Në këtë vendim përfshihet 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë. Edhe këtë herë Llalla nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ndërsa avokati i tij Sokol Hazizaj ka thënë se nuk ishte në dijeni të vendndodhjes së ish-kryeprokurorit. Kujtojmë se herën e kaluar ai nuk u paraqit në gjykatë me pretendimin se ishte sëmurë dhe po kurohej. Ditën e sotme mësohet se ai prej një jave është larguar jashtë vendit dhe po kurohet në një klinikë private. Nëse nuk paraqitet pas lënies në fuqi të vendimit, ndaj ish kryeprokurorit mund të shpallet mandat arresti e urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Llalla u akuzua për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”. Adriatik Llalla u hetua edhe për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë. Llallës i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke që në total shkojnë në mbi 22 mijë metër katror si dhe një apartament në qytetin e Durrësit. Sipas GJKKO, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk ka pasur burime të ligjshme të pasurive.
Kujtojmë se ai dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: adriatik llallaGJKKOshpallet

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Ku ndodhet Llalla? Flet avokati dhe zbulon lëvizjen e radhës që do të ndërmarrin

Ku ndodhet Llalla? Flet avokati dhe zbulon lëvizjen e radhës që do të ndërmarrin

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip