Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

GJKKO dënon me 6 muaj burg ish drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato

18:00 23/07/2025
Reading Time: 1 min lexim
GJKKO dënon me 6 muaj burg ish drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për një nga çështjet e rëndësishme të korrupsionit në sektorin publik, ku ndër të akuzuarit ishte edhe ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato.

Qato u shpall fajtore për “shkelje të barazisë në tendera publike” dhe u dënua me 6 muaj burg. Megjithatë, gjykata vendosi të pezullojë dënimin, duke e detyruar atë të kryejë 60 orë punë në interes publik brenda 6 muajve dhe të qëndrojë nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës.

Gjithashtu, ajo nuk mund të mbajë funksione publike për një periudhë 1-vjeçare.

Përveç saj, u dënuan me të njëjtën masë edhe zyrtarët Elona Gogo, Erdit Salillari dhe Simon Prendi. Të gjithë do të kryejnë punë në interes publik dhe humbasin përkohësisht të drejtën për poste publike. Prendi u shpall i pafajshëm për një akuzë tjetër, atë të falsifikimit të dokumenteve.

Nga ana tjetër, gjykata deklaroi të pafajshëm shtatë persona të tjerë, përfshirë Miranda Shkurtin, Nikollaq Mihalin, Admir Pahumin dhe të tjerë, me arsyetimin se mungonte përmbushja e kritereve për vepër penale sipas ligjit.

Ky vendim vjen pas një hetimi të nisur nga SPAK për shkelje në procedurat e prokurimit dhe falsifikim dokumentesh, të kryera në kuadër të projekteve publike dhe tenderëve shtetërorë.

Të gjithë të dënuarit do të përballen gjithashtu me detyrimin për të mbuluar shpenzimet e procesit penal. Vendimi është i apelueshëm brenda 15 ditësh në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: GJKKOsonila qato

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
E rëndë në Vlorë/ Gjendet i mbytur 70-vjeçar në Plazhin e Vjetër

Ngjarje e rëndë në Krujë, babai përplas për vdekje vajzën 4-vjeçare

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip