Skip to content
Të Gjitha

Gjendet një trup i pajetë në kanalin me ujë në Bistricë, këto janë dyshimet e policisë

· 1 min lexim

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotshëm në një kanal me ujë në vendin e quajtur “Kthesa e Valohovës” Bistricë.

Policia njofton se viktima është gjetur rreth orës 09:38, të mëngjesit të sotëm.

Viktima është rreth moshës 45 vjeç, banor në qytetin e Beratit. Nga hetimet paraprake, në trupin e viktimës nuk janë vënë re shenja dhune apo dëmtime të tjera në trup.

Dyshimet e para të policisë janë se viktima mund të ketë rënë aksidentalisht në kanalin me ujë dhe si pasojë ka pësuar edhe arrest kardiak. Policia punon për zbardhjen e identitetit dhe për shkaqet e vërteta të ngjarjes.