Skip to content
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Mullet, detajet e para!

· 1 min lexim

Nje person eshte gjetur i pajete ne Mullet mëngjesin e sotëm.

Policia ben me dije se këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Sipas policise, i mbytur eshte gjetur shtetasi  Sh.P., rreth moshës 68 vjeç.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 22.08.2020, rreth orës 03:25, në Lumë, në Mullet, është gjetur i mbytur shtetasi Sh.P., rreth moshës 68 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.