Skip to content
Aktualitet

Gent Ibrahimi letër Manastirliut, i kërkon përfshirjen e organit të akuzës në procesin e vaksinimit

· 2 min lexim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka bërë të ditur se janë marrë vendimet për lehtësimin e kufizimeve për qytetarët e Kosovës që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë. Mësohet se lehtësimet për COVID-19, do të hyjnë në fuqi nga data 25 korrik 2021.

Në Gjermani mund të shkojnë lehtësisht personat që janë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Megjithatë udhëtimi do të mundësohet vetëm dy javë pas marrjes së vaksinës së fundit apo dozës së dytë.

Ndërkohë personat e vaksinuar plotësisht, sipas parashikimeve nga fillimi i korrikut, do të mund të aplikojnë për viza në Ambasadën e Gjermanisë, shkruan Express.

Njoftimi i plotë:
Nga 25.06.2021 lehtësime të kufizimeve të udhëtimit nga Kosova drejt Gjermanisë për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19

Me efekt nga data 25.06.2021 për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 sërish do të jenë të mundshme udhëtimet nga Kosova drejt Gjermanisë me parakushte të caktuara.

Personat plotësisht të vaksinuar, 2 javë pas marrjes së vaksinës së fundit do të mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë për vizita, udhëtime afariste dhe qëllime turistike, me kusht që posedojnë vizën eventualisht të nevojshme.

Udhëzime: Personat plotësisht të vaksinuar, sipas parashikimeve nga fillimi i korrikut sërish mund të caktojnë termine për viza Schengen. Me rastin e parashtrimit të kërkesës, duhet të paraqiten dokumentet mbi statusin e vaksinimit.

E nevojshme për udhëtimin hyrës është një dëshmi mbi vaksinimin e plotë dhe të bërë së paku para 14 ditësh me një vaksinë të lejuar edhe në Gjermani.