Skip to content
Kronikë

Gazetarja zbulon telefonatën kërcënuese të Elton Metaj ndaj ish-bashkëshortes

· 2 min lexim

Disa ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin  Zhupan  të Fierit, ku një 23-vjeçare e cila u vra nga ish-bashkëshorti.

Sabrina Bengaj, 23 vjeçarja që u vra pak ditë më parë, ishte  kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj, ndërsa ky i fundit ndodhej në burg. Ditën e sotme gazetarja Anila Hoxha ka treguar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 23-vjeçares. Sipas gazetares autori i vrasjes, Elton Metaj e ka marrë në telefon Sabrinën kur ndodhej në burg dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë.  Hoxha thotë se në këtë moment Sabrina ka bërë denoncimin në prokurori, gjithashtu ka shtuar se çështja ka shkuar në prokurori, por u neglizhua.

“Kjo ishte një vrasje me paramendim që mund të parandalohej. Elton Metaj, dy javë para se të dilte nga burgu i Zaharisë e ka telefonuar Sabrina Bengajn dhe i ka thënë ‘Unë do të dal nga burgu dhe do të të vras’, mësohet t’i ketë thënë ai.

Sabrina ka bërë denoncim në polici. Çështja shkoi në prokurori, por u neglizhua”, tha Anila Hoxha në “OPEN”.

Ndër të tjera Anila Hoxha tha se shkak i tragjedisë  që i mori jetën 23-vjeçares ishte një divorc i papranuar. Anila Hoxha dha edhe disa shifra, ku sipas saj që nga janari, 380 burra janë arrestuar për akuzën e dhunës në familje. Kujtojmë se ditën e sotme u zhvilluan protesta në Tiranë dhe në Fier, ku kërkohej që të mbroheshin gratë nga burrat dhunues.