Skip to content
Kryesore

Gara për kreun e BKH, skualifikohen 6 kandidatë

· 1 min lexim

Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka kaluar në një fazë të re, pasi 6 nga 13 kandidatët fillestarë janë përjashtuar nga gara.

Arsyeja kryesore e skualifikimit ka qenë mosplotësimi i kritereve dhe mungesa e dokumentacionit të nevojshëm.

Shtyrja e afatit për nisjen e procedurave të përzgjedhjes, e caktuar nga SPAK për datën 24 qershor, u bë për shkak të parregullsive në dorëzimin e dokumenteve nga 11 nga 13 kandidatët fillestarë.

Vetëm dy prej tyre plotësuan të gjitha kërkesat e nevojshme për garë.

Lista e kandidatëve që aplikuan për postin e kreut të BKH-së përfshin: Andi Pogaçe, Artur Beu, Astrit Halilaj, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano, Haki Çako, Joni Keta, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni.

Emrat e kandidatëve të skualifikuar ende nuk janë bërë publikë.