Skip to content
Kryesore

Futbollisti i Partizanit U-15 i’a dedikon golin ish-shokut të tij Martin Canit

· 1 min lexim

Vdekja tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani ka tronditur të gjithë vendin dhe ka shkaktuar një reagim të fortë nga opinioni publik gjatë ditëve të fundit.

Shokët e tij të ngushtë vazhdojnë ta kujtojnë Martinin, ndërsa një prej tyre bëri një gjest tepër prekës gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet Partizanit U-15 dhe Pepës U-15.

Pas shënimit të golit, ish-shoku i skuadrës së Martinit vrapoi drejt pankinës, ku mori një bluzë me fotografinë e tij dhe ia dedikoi golin 14-vjeçarit që humbi jetën në mënyrë tragjike.