Skip to content
Politikë

“Ftojmë qeverinë britanike të analizojë shkaqet e shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve”, reagon Berisha mbi debatin për emigrantët

· 2 min lexim

Kreu i DP Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit nga Britania e madhe në lidhje me emigrantët te paligjshëm shqiptarë të cilët kalojnë La Manshin.  Berisha i cilësoi etiketimet ndaj sqhiptarëve si të padrejta dhe i bëri thirrje Britanisë së Madhe që të analizojë shkaqet se përse këto shqiptarë lënë vendin e tyre, arsye që sipas Berishës është keqqeverisja e Ramës.

“Në Britaninë e Madhe, në media parlament e qeveri ka shqetësime serioze për fluksin e paparë të refugjatëve shqiptarë që kalojnë kanalin me shpresën e një jete më të mirë në atë vend, deri tani fluksi ka arritur në 12 mijë shqiptarë nga 800 që ishte ns 2021.

Kjo përbën një situatë serioze e shqetesuese për cdo vend e polemika lidhur me të e pashmangashme.

Duke mos u pajtuar me asnjë etiketim të padrejtë ndaj refugjatëve shqiptarë nga mediat apo politikanë britanike, PD falënderon Mbretin Charles III për ndërhyrjen e tij fisnike në këtë polemikë.

PD hedh poshtë deklaratën e Ramës në të cilën ai fajton për gjendjen e krijuar autoritetet e Britanisë së Madhe duke treguar me gisht konservatoret britanikë.

PD fton qeverinë, parlamentin e MB të ndalen e analizojnë shkaqet e shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomonëve nga qeveria e Ramës se kjo mund t’i ndihmojë të kuptojnë se cfarë po ndodh me shqiptarët në Shqipëri” tha Berisha.