Skip to content
Të Gjitha

FOTOT e reja/ Siguronte kokainë në Ekuador, i’a niste Eldi Dizdarit. Interpol sjell pamjet e Dritan Rexhepit  

· 2 min lexim

INTERPOL ka nxjerrë foto të reja të Gramoz Dritan Rexhepit, 40-vjeçarit që po vuan dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador, i cili tashmë kërkohet edhe nga Belgjika.

Rexhepi akuzohet se është kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Amerika Latine në Europë dhe për këtë arsye, po vuan dënimin në Ekuador.

Mësohet se, Rexhepi, ishte ai që siguronte kokainën në Ekuador, e cila ilegalisht kalonte në Europë, e më pas shpërndahej nga karteli i Eldi Dizdarit.

Ndërkohë INTERPOL, e përshkruan atë si person me rrezikshmëri të lartë, pasi ka kryer në bashkëpunim vrasje me paramendim, plagosje të rënda me dashje, armë dhe municione luftarake, falsifikim vulash, dokumentesh, pasaportash, rrëmbim dhe mbajtja peng të një personi për trafik droge.

I akuzuar për rrëmbim, vrasje, drogë dhe falsifikim, INTERPOL publikon foto  të reja të Dritan Rexhepit

Pengmarrja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi flet nga burgu i Ekuadorit: Ja e  vërteta - Gazeta Mapo

I akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës/ INTERPOL nxjerr foto të reja nga  'mjeshtri i arratisjeve nga burgu', si ka ndryshuar Dritan Rexhepi -  Shqiptarja.com

Emri i Rexhepit u përmend edhe në rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz, në janar të këtij viti, pasi vëllai i tij, Astrit Prenga, rrëmbeu një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli, që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Dritan Rexhepit.

Ky i fundit, urdhëroi dhe porositi në Shqipëri rrëmbimin e vëllait të Astrit Prengës, Jan Prenga. Trupi i këtij të fundit ende nuk është gjetur nga policia që e ka konsideruar si të vdekur tashmë.

/GazetaReforma.com/