Skip to content
Showbiz

Fotoja pikëlluese që bëri xhiron e botës! Qeni i Emiliano Sala-s qëndron pranë të zotit para funeralit

· 1 min lexim

Vetëm pak ditë më parë u publikua autopsia e vdekjes së sulmuesit argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti ajror.

Ditën e shtunë të ndjerit iu dha lamtumira e fundit dhe është raportuar po ashtu se trupi i tij ka qëndruar në një morg në Buenos Aires deri orët e para të mëngjesit ndërkohë më pas, u vendos në një palestër në veri të kryeqytetit argjentinas.

Homazhet për Emilianon u mbajtën në qendrën stërvitore të San Martin, që ishte skuadra e parë në karrierë e tij.

Por së fundmi janë publikuar disa foto të qenit të Sala-s që me të vërtetë janë pikëlluese.

Qeni i quajtur Nala, është fotografuar në hyrje të derës së qendrës stërvitore dhe thuhet se ka ndenjur me orë të tëra pranë të zotit, para se të zhvillohej funerali i tij.

Rikujtojmë se disa ditë përpara se të konfirmohej vdekja, motra e futbollistit publikoi një foto në rrjetin social Facebook, ku shfaqej qeni në prag të derës së shtëpisë duke pritur Emilianon të kthehej!

Fotoja bëri xhiron e rrjetit dhe preku miliona persona./iconstyle.al