Skip to content
Bota

Foto/ Trump dhe Melania mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë, priten nga çifti Biden

· 1 min lexim

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, së bashku me bashkëshorten Melania, ka nisur ditën e betimit me një vizitë në Kishën e Shën Gjonit në Washington DC.

Trump mbante një pallto të gjatë të zezë, ndërsa Melania një kostum blu të errët. Çifti presidencial u prit nga famulltari i kishës, e cila ndodhet pranë Shtëpisë së Bardhë.

Në moshën 78-vjeçare, Trump do të jetë presidenti më i moshuar që do të betohet ndonjëherë, duke marrë detyrën me shumicë republikane në të dy dhomat e Kongresit, të cilat janë spastruar nga kundërshtarët brendapartiakë.

Pas vizitës në kishë, çifti Trump arriti në Shtëpinë e Bardhë, ku u pritën nga presidenti në largim, Joe Biden, dhe gruaja e tij, Jill.

“Mirë se erdhe në shtëpi”, i tha Joe Biden Donald Trump-it teksa ai mbërriti në Shtëpinë e Bardhë.