Skip to content
Të Gjitha

FOTO/ Surprizat e motit nuk kanë fund… nesër vazhdojnë shirat, temperaturat rriten, bora e parë nisi

· 1 min lexim

Tetori solli një ulje të ndjeshme të temperaturave në vend, ndërsa është regjistruar edhe bora e parë.

Në qarkun e Korçës, majat mbi 1800 metra, janë zbardhur nga bora.

Reshjet e borës kanë rënë edhe në malin e Gramozit, në Ersekë, duke ulur kështu ndjeshëm temperaturat në juglindje.

Të gjitha majat mbi 1800 metër në Juglindje të vendit përfshirë dhe majën e Bigllës në Dardhë, janë zbardhur nga bora.

Gjithashtu edhe mali i Shebenikut në Librazhd, është zbardhur nga bora.

/GazetaReforma.com/