Skip to content
Politikë

“Forcim bashkëpunimi mes dy vendeve”, Meta në takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

· 2 min lexim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur ditën e sotme  Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e vyer, që Britania e Madhe ka dhënë në vazhdimësi për vendin tonë, si dhe për rolin e saj konstruktiv në rajon.

Meta vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe theksoi domosdoshmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe tregtare.
Duke i konsideruar një urë lidhëse midis dy vendeve tona, Kreu i Shtetit e falenderoi Ambasadorin King-Smith në emër të të gjithë shqiptarëve, që kanë ndërtuar jetën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, për mundësitë që u janë krijuar për t’u mirëintegruar.

Presidenti Meta i uroi Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar shumë suksese në misionin e tij diplomatik në vendin tonë dhe e siguroi për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Takim i përzemërt dhe bisedë e hapur me Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Sh.T.Z. Alastair King-Smith, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Shpreha mirënjohjen e thellë për ndihmën e vyer, që Britania e Madhe ka dhënë në vazhdimësi për vendin tonë, si dhe për rolin e saj konstruktiv në rajon.

Vlerësova gjithashtu bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe theksova domosdoshmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe tregtare.

Duke i konsideruar një urë lidhëse midis dy vendeve tona, e falenderova gjithashtu në emër të të gjithë shqiptarëve, që kanë ndërtuar jetën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, për mundësitë që u janë krijuar për t’u mirëintegruar.

I urova shumë suksese në misionin e tij diplomatik në vendin tonë dhe e sigurova për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në funksion të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona.