Skip to content
Kronikë

Fluks në doganën e Qafë Thanës/ Radhë të gjata për të hyrë në vend

· 1 min lexim

Dita e fundit e vitit 2023 është shoqëruar me radhë të gjatë në doganën e Qafë Thanës, ku shumë emigrant kanë zgjedhur të vijnë në atdhe për festën e Vitit Të Ri.

Sot për shkak të fluksit të shtuar në këtë doganë janë regjistruar radhë dhe pritje deri në 40 minuta.

Mësohet se po punohet me 6 sportele, përkatësisht 3 në hyrje dhe 3 në dalje, për të bërë të munur lehtësimin e radhës në këtë doganë.