Skip to content
Politikë

Flakadanë dhe shashka në drejtim të parlamentit, ja si duket situata

· 2 min lexim

Është tensionuar situata mes protestuesve dhe policisë në oborrin përpara parlamentit ku protestuesit pasi deputetët e Pd nuk u lejuan të futen kanë tentuar të çajnë kordonin. Ato kanë hedhur edhe flakadanë në drejtim të efektivëve dhe kapsolla. Ndërkohë disa deputetë të opozitës që nuk u lejuan të futen në Kuvend, pasi rezultojë të përjashtuar nga seancat plenare për 10 ditë janë bashkuar me protestuesit deh po mbajnë fjalën e tyre.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai deklaroi se fuqia e vërtetë e protestës janë njerëzit dhe se policët nuk mund të mbajnë dot protestuesit.
“Fuqia e protestës janë njerëzit. S’ka askush sot që guxon e thotë që Rama nuk është një batakçi e bandit. Fuqinë e protestës nuk e shuajnë dot me policët që nxjerrin këtu që i kanë për të shuar frikërat e tyre. 300 Policët nuk mbajnë dot 2 milion njerëz”, ka deklaruar Vasili.

Protestuesit kanë në duar edhe pankarta që thumbojnë qeverinë.

“Edi Rama, homo corruptus”

“Edi me dash’, shkon në Shtëpinë e Bardhë”,
“Kur e ke litarin në fyt nga do i kthesh sytë”,
“Demokracisë i dalim zot”

“Edi is a brand name in FBI files”

“Edi, FBI ish ëatching you”