Skip to content
Të Gjitha

Fitoi “Lotarinë Amerikane” arrestohet 36-vjeçari nga Librazhdi për falsifikim dokumentash

· 1 min lexim

Një 36-vjeçar nga fshati Zabzun i Librazhdit është arrestuar për falsifikim dokumentash.

Shtetasi Çlirim Tupa ishte shpallur fitues i “Llotarisë Amerikane”, por për fatin e tij këtu kanë dalë në shesh edhe shkeljet e tij për dokumentat, ndaj edhe ka përfunduar në burg.

Zyrtarët e ambasadës amerikane zbuluan se Tupa i kishte paguar 2 mijë € drejtorit të gjimnazit “Shefqet Dosku” në Dorëz, Dashnor Hysa për falsifikimin e një diplome të gjimnazit.

Rezultonte se Tupa nuk kishte ndjekur arsimin e mesëm në këtë shkollë.