Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Firma turke kërkon në Arbitrazh,100 mln euro dëmshpërblim për terminalin e Durrësit

11:01 17/01/2024
Reading Time: 3 min lexim

Avancon procesi gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për kontratën koncensionare të kompanisë turke “Contanier Terminal Durrës” që menaxhonte mallrat në terminalin e kontejnerëve në Durrës.

 

Për shkak të zgjidhjes së njëanshme të kontratës në vitin 2018 kompania ka kërkuar në Arbitrazh dëmshpërblimin prej 100 milionë eurove ndaj qeverisë  shqiptare.

 

Çështja u regjistrua në Arbitrazh më 23 Shtator të vitit 2020. Pas mbajtjes së seancës së 15 Qershor 2021, në muajin dhjetor 2023 janë zhvilluar nga data 4 deri më 7 dhjetor disa seanca dëgjimore mes palëve. https://icsid.worldbank.org/cases/case-database/case-detail?CaseNo=ARB/20/37

 

Monitor kontaktoi me drejtuesit e kompanisë “Contanier Terminal Durrës” por për shkak të procesit nuk dhanë detaje për zhvillimin e seancave dëgjimore. “Në dhjetor 2023, për 4 ditë rresht u zhvilluan seancat gjyqësore, dëgjimore dhe tani jemi në pritje të vendimit nga Arbitrazhi”, pohon ata.

 

Kontrata për dhënien me koncesion të menaxhimit, operimit dhe përmirësimit teknik të terminalit të kontejnerëve në portin e Durrës u nënshkruar më 21 Qershor 2011. Koncesioni u dha për një periudhë 35 vjeçare. Tarifa e koncesionit, pra që kompanie turke i paguante qeverisë shqiptare, referuar kontratës ishte sa 2% e xhiros vjetore të koncensionarit, të ardhura që do të grumbulloheshin nga mbledhja e tarifave për shërbimin e ofruara ndaj operatorëve.

 

Pas disa vitesh operim më 2018 qeveria shqiptare zgjidhi në mënyrë të njëanshme kontratën me kompaninë turke, duke rrezikuar të paguajë faturën prej 100 milionë euro dëmshpërblim të kërkuar prej  “Contanier Terminal Durrës”.

 

Ndërsa palët vijonin t’i sqaronin arsyet e zgjidhjes së kontratës në Arbitrazh për gati 2 vjet shërbimi për menaxhimin e mallrave me kontejnerë në portin e Durrësit u menaxhua nga Autoriteti Portual Durrës.

 

Pas 2 vitesh më 9 janar 2020 nga APD u shpall tenderi ndërkombëtar për dhënien e shërbimit në këtë terminal një kompani të huaj. Në garë morën pjesë 2 kompani dhe fitues u shpall kompania malteze “Hili Company Limited”. Në Shqipëri shërbimi në terminalin e kontejnerëve menaxhohet nga kompania “Mariner Adriatic” që është filial i kompanisë mëmë.

 

Kontrata e shërbimit mes kompanisë fituese dhe APD-së u nënshkrua më 8 Mars 2021. Kjo kontratë shërbimi ishte me vlerë 3,7 miliardë lekë dhe me afat 5 vjeçar. Ndryshe nga kontrata e mëparshme koncensionare kontrata e shërbimit ishte afat shkurtër dhe përcakton se nëse operatori realizon volumin e përcaktuar me vlerë 3,7 miliardë lekë para afatit, kontrata përfundon para afatit (përcaktohet në nenin 31,6 të kontratës së shërbimit).

 

Por situata është e paqartë për sa i përket kushteve të zbatimit për ofrimin e shërbimit. Në kontratën e nënshkruar mes palëve përcaktohet se kompania “Mariner Adriatic” është përgjegjëse vetëm për mirëmbajtjen e shërbimit ndërsa mjetet dhe infrastruktura transferohej nga APD te ajo, ndryshe nga kriteret që përcaktoheshin në dokumentet e tenderit ku kompanive u kërkohej posedim i mjeteve duke përfshirë 3 vinça të mëdhenj.

 

Për shkak të mungesës së vinçave transportues të mallrave në muajt maj-qershor operatorët e linjave detare të transportit të mallrave me kontejnerë u përballën me vonesa për shkarkimin e anijeve, madje duke pritur me ditë të tëra në det apo duke u larguar drejt porteve të tjera të rajonit.

 

Sakaq në portin e Durrësit projekti Durrës Yacht & Marina ka marrë statusin strategjik, pas të cilit shteti shqiptar u bë bashkë-aksioner, pasi në dispozicion të projektit u vunë 80 hektarë tokë shtetërore. Si investitorë kompania ka përfituar lehtësi të shumta si përjashtimi nga taksa e infrastrukturës në ndërtim (4% e vlerës së shitjes dhe taksa e strehimit prej 3%).

 

Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare./ MONITOR

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para
Tensione në Komisionin e Medias/ Deputetët e opozitës sjellin kaos në sallë

Tensione në Komisionin e Medias/ Deputetët e opozitës sjellin kaos në sallë

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip