Skip to content
Kryesore

Fier/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohet autori

· 1 min lexim

Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si pjesë e operacionit kombëtar “Koordinata”.

Gjatë kontrolleve të intensifikuara në terren, të mbështetura edhe nga monitorimi ajror, u evidentua një parcelë e mbjellë me fidanë kanabisi në fshatin Gjorgoz.

Menjëherë pas konstatimit, shërbimet policore ndërhynë dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, ndërsa vijojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.